Shkëndija demolon ‘Kit Go’, kualifikohet në çerekfinale

Futboll

Shkëndija demolon ‘Kit Go’, kualifikohet në çerekfinale

Nga: K. Goca Më: 3 tetor 2018 Në ora: 18:17
Shkëndija demolon ‘Kit Go’, kualifikohet në çerekfinale

Kampioni i Maqedonisë, skuadra shqiptare Shkëndija nga Tetova, nuk e ka kursyer ‘Kit Go Pehchevo’, duke e demoluar me rezultat 5:0, në ndeshjen e kthimit që u luajt në kuadër të tetës së finales së Kupës së Maqedonisë në futboll.

Tetovarët si vendas e kishin fituar takimin me 2:0 dhe edhe sfidën e kthimit me 5:0, me rezultat të përgjithshëm 7:0 kualifikohen në çerekfinale. Vendasit nuk kishin as forcë t’i kundërvihen skuadrës kuqezi, e cila administroi lojën mjaft mirë. Shefit Shefiti shënoi tre gola (2’, 69’ e 90’), Gledi Mici (20’) e Samir Fazli (28’).

Shkëndija vazhdon rrugën tutje dhe me synime që ta mbrojë trofeun e Kupës. Shkëndija llogaritet favoriti më i madh për ta fituar sërish këtë trofe po ashtu edhe në luftë për titullin e kampionit në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat