Rekordi i turpshëm i Alexis Sanchez ndaj Valencia-s

Futboll

Rekordi i turpshëm i Alexis Sanchez ndaj Valencia-s

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 19:32
Alexis Sanchez

Alexis Sanchez po vërteton se është një nga blerjet më të dështuara të Manchester United.

Në gjashtë paraqitje këtë sezon ai ka shënuar zero gola dhe ka dhënë vetëm një asist, që ka ardhur ndaj Burnley-t në fillim të shtatorit.

Ai ka qenë i tmerrshëm për Djajtë e Kuq dhe kanë filluar të qarkullojnë thashethemet se Mourinho-s i ka ardhur hundës dhe kërkon ta shesë.

Sanchez iu bashkua ekipit të Old Trafford në janar nga Arsenal dhe fiton 550,000 euro në javë. Një shifër e çmendur për një lojtar që ka 813 minuta pa shënuar në Premier League.

Edhe në ndeshjen e fundit ndaj Valencia-s ai ishte hija e vetvetes deri sa u zëvendësua në minutën e 76-të.

Sipas Opta-s, Sanchez ka humbur topin 26 herë ndaj Valencia-s, mesatarisht një herë çdo tre minuta.

Padyshim që me stilin e lojës që ka, domosdo do të humbasë topa, por shifra është amatoreske dhe aspak e denjë për një lojtar që konsiderohet një nga më të mirët në kampionatin anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat