Barcelona shënoi fitore të madhe me rezultat 4:2 kundër Tottenhamit, në ndeshjen që u luajt në "Wemblye", në kuadër të xhiros së dytë të grupit B të Champions League në futboll. Barcelona nuk lejoi që të befasohet, por që nga fillimi e mori ndeshjen me seriozitet dhe qysh në 45 minutat e para realizoi dy gola në portën e skuadrës londineze. Qysh në minutën e 2-të, Philippe Coutinho realizoi për 0:1, duke i dhënë edhe më shumë krah skuadrës së tij. Kroati Ivan Rakitiç i dha qetësinë Barcelonës kur dyfishoi epërsinë në 0:2 në minutën e 28-të. Në pjesën e dytë, Barcelona pati disa raste, madje edhe një shtyllë, por Tottenham shënoi. Sulmuesi Harry Kane futet në 16-sh dhe nga një pozitë mjaft mirë, jo fortë larg portës, ngushtoi rezultatin në 1:2. Barcelona shpejt i kundërpërgjigjet, pas një veprimti shkollor kur Lionel Messi nga rreth 11-12 metra godet me gjakftohësi dhe për rezultatin 1:3. Në minutën e 66-të, Erik Lamela shënoi gol të bukur duke ngushtuar në 2:3. Në minutën e fundit, Messi vulosi fitoren me 2:4.
Ndeshje me ritëm të lartë është zhvilluar edhe mes PSV dhe Interit, e cila përfundoi me fitoren e skuadrës italiane me rezultat 1:2. Të parët shënuan skuadra holandeze me golin e Rosarios në minutën e 27-të, por interistët së shpejti këndellen. Një minutë pa përfunduar pjesa e parë Nainggolan barazoi rezultatin 1:1,ndërsa Icardi shënoi për 1:2 në minutën e 60-të pas një shthurjes në mbrojtje të vendasve.
Porto e mundi me 1:0 ekipin e Galatasarayt. Në minutën e 49-të, Porto siguroi fitoren, kur Moussa Marega nga afërsia me kokë tundin portën e skuadrës turke.
Dortmundi e mposhti me 3:0 Monacon. Mbrojtja e Monacos nuk ishte në element dhe Jacob-Bruun Larsen i pambuluar, me dinakërinë shënon për rezultatin 1:0 në minutën e 51-të. Në minutën e 69-të, Paco i Dortmundit dështoi nga penaltlia, pasi që goditja e tij përfundoi në tërthorëse. Pas tre minutave (72'), Paco përmirëson gabimin dhe me një veprim të bukur shënon për 2:0 dhe Reus në atë të 90+2 për 3:0.
Atletico Madridi shënoi fitore me rezultat 3:1 kundër Club Brugges nga Belgjika. Në bazë të rasteve Atletico ka mundur të fitoi shumë më thellë. Francezi Antoine Griezmann shënoi dy gola në minutën e 28-të e 67-të dhe Koke (90+4'), ndërsa për belgët Groeneveld në minutën e 39-të. Skuadra e Napolit në bazë të rasteve e ka merituar fitoren ndaj Liverpoolit. Napoli fitoi me rezultat 1:0 kundër "Redsave", në ndeshjen që u zhvillua në "San Paolo". Në minutën e fundit,Lorenzo Insigne nga afërsia shënon për fitoren e madhe dhe shokon Liverpoolin.
Grupi A
Atletico M.-Club Brugge 3:1 (1:1)
Dortmund-Monaco 3:0(0:0)
Tabela
1.Dortmund 2 2 0 0 4:0 6
2.Atl. Madrid 2 2 0 0 5:2 6
3.Club Brugge 2 0 0 2 1:4 0
4.Monaco 2 0 0 2 1:4 0
Grupi B
PSV-Interi 1:2 (1:1)
Tottenham-Barcelona 2:4(0:2)
Tabela
1.Barcelona 2 2 0 0 8:2 6
2.Inter 2 2 0 0 4:2 6
3.Tottenham 2 0 0 2 3:6 0
4.PSV 2 0 0 2 1:6 0
Grupi C
PSG- C. Zvezda 6:1 (4:0
Napoli-Liverpooli 1:0(0:0)
Tabela
1.Napoli 2 1 1 0 1:0 4
2.Liverpool 2 1 0 1 3:3 3
3.PSG 2 1 0 1 8:4 3
4.Cërvena zvezda 2 0 1 1 1:6 1
Grupi D
Lokomotiva-Schalke 0:1 (0:0)
Porto-Galatasaray 1:0 (0:0)
Tabela
1.Porto 2 1 1 0 2:1 4
2.Schalke 2 1 1 0 2:1 4
3.Galatasaray 2 1 0 1 3:1 3
4.Lokomotiva 2 0 0 2 0:4 0