Milan-Olympiakos, “Djalli” është favorit

Futboll

Milan-Olympiakos, “Djalli” është favorit

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 08:09
Milan

Java e dytë e Europa League do të vërë përballë njëra-tjetrës dy skuadra që nuk janë më të mëdha në kampionatet respektive. Milan, në fakt, do të presë grekët e Olympiakos në Grupin F. Kuqezinjtë do të zbresin në fushë si favoritë, duke parë se kanë humbur vetëm një nga 17 ndeshjet e fundit europiane që kanë luajtur në shtëpi.

Olympiakos e ka nisur këtë edicion të Europa League me një barazim pa gola të marrë në shtëpi kundër Betis, ndërsa milanezët kanë fituar 3-0 në transfertë kundër Dudelange dhe kryesojnë Grupin F. Vizitorët nuk kanë një ecuri të mirë në ndeshjet e luajtura kundër skuadrave italiane, duke humbur gjysmën e këtyre përballjeve (5 fitore, 5 barazime, 10 humbje).

Ndërkohë, Milan ka marrë një fitore dhe një barazim kundër Olympiakos, i mundur 3-1 në ndeshjen e fundit që ka luajtur në “San Siro” kundër “Djallit” në 1959-ën. Gonzalo Higuain, ylli i skuadrës së Gattuso-s, ka munguar në dy ndeshjet e fundit që milanezët kanë luajtur në kampionat për shkak dëmtimi, por pritet të jetë në fushë për takimin e kësaj të enjteje.

Argjentinasi ka qenë vendimtar në ndeshjen e luajtur kundër Dudelange, duke realizuar golin e vetëm të ndeshjes që i dhuroi tri pikët italianëve. Gjithashtu, ai ka shënuar tre gola në tri ndeshjet e fundit.

Statistika
– Olympiakos nuk ka pësuar asnjë humbje në pesë ndeshjet e fundit që ka luajtur në Europa League (3 fitore, 2 barazime).

– Milan është i pamposhtur në 21 nga 24 ndeshjet e fundit që ka luajtur në Europa League (15 fitore, 6 barazime, 3 humbje). Milan e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë në 83% të takimeve që ka luajtur në këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat