Buzëqeshje italiane, mesjava Champions është për histori

Futboll

Buzëqeshje italiane, mesjava Champions është për histori

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 10:54
Napoli

Goli i shënuar nga Lorenzo Insigne në fundin e takimit kundër Liverpool-it ati një vlerë të jashtëzakonshme jo vetëm për Napoli-n, por për gjithë futbollin italian.

Jo thjesht për faktin se skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti triumfoi ndaj nënkampionëve të Europës, në një kohë që Interi fitonte me përmbysje në Eindhoven, ashtu si bëri para dy javësh ndaj Tottenham-it, por sepse nëse llogariten edhe fitoren e Juves dhe Romës të martën, atëherë realizohet diçka historike, sepse nuk ndodhte prej 15 vitesh që të fitonin njëkohësisht 4 skuadra italiane në një turn në Champions.

Për herë të fundit kishte ndodhur më 22-23 nëntor 2005 dhe në atë kohë protagoniste ishin Juventus, Milan, Inter e Udinese.

Juve fitonte 1-0 ndaj Club Brugge në Delle Alpi, me gol të shënuar nga Alessandro Del Piero, ndërsa Udinese fitonte me përmbysje në Athinë ndaj Panathinaikos-it 2-1.

Më pas Milani e Interi triumfuan 4-0 ndaj rivalëve përkatës: Milani shpartalloi Fenerbahçen në Stamboll me 4 gola nga i madhi Andriy Shevchenko, ndërsa Interi u zbavit me Petrzalka-n sllovake, me Adrianon që shënonte 3 gola dhe Luis Figo që zhbllokonte takimin.

Si përfundoi ai edicion? Udinese u eliminua që në grupe, Juve e Inter fituan grupin, por u ndalën në çerekfinale nga Arsenali e Villarreali.

Milani shkoi thuajse deri në fund, sepse u eliminua nga Barcelona, që më pas fitoi Champions. Ishte Barcelona e spektakolarit Ronaldinho, i cili dha pasimin për golin e Ludovic Giuly në San Siro, ndërsa në Camp Nou iu anulua një gol i rregullt Shevchenko-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat