Bajrami jep dorëheqje të parevokueshme - Bota Sot
Bajrami jep dorëheqje të parevokueshme

Futboll

Bajrami jep dorëheqje të parevokueshme

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 11:16
Bajrami jep dorëheqje të parevokueshme

Emin Bajrami jep dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetrajnerit të klubit të futbollit Bashkimi nga Koretini, e cila garon në Ligën e Parë të Kosovës. Humbja me rezultat 7:1 nga Istogu, duket se ka qenë e padurueshme për Bajramin dhe jep dorëheqje. “Pas humbjes nga KF Istogu, jap dorëheqjen nga posti i kryetrajnerit të KF Bashkimit.

Falënderoj kryetarin Arsim Rapuca, pastaj Muhamet Dervishin, Ilir Berishën, Bekim Canaj, Isa Hodaj, Visar Thaçi për bashkëpunimin dhe korrektësinë që kanë treguar, po ashtu gjithë futbollistët të cilët kanë japë maksimumin dhe tifozët e flakët që na kanë përkrah në çdo ndeshje. KF Bashkimi nuk do të jetë për asnjë moment i rrezikuar”, ka shkruar Bajrami. Bashkimi renditet në vend të 14-të me 6 pikë pas 7 javëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...