Henry favorit për t’u emëruar trajner i klubit anglez

Futboll

Henry favorit për t’u emëruar trajner i klubit anglez

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 11:27
Thierry Henry

Francezi është në kërkim të një klubi ku do të nisë karrierën si trajner.

Thierry Henry sërish favorit për të marrë drejtimin e një skuadre.

Ish-sulmuesi i Arsenalit përmendet si një nga kandidatët potencialë për t’u ulur në stolin e Aston Villas, e cila sapo ka shkarkuar trajnerin Steve Bruce për shkak të rezultateve të dobëta që ka regjistruar në Championship.

Interesant është fakti që edhe gjatë verës, Henry u përmend shpesh si një nga kandidatët për te drejtuar skuadrën e Aston Villas, por drejtuesit vendosën që t’i besonin sërish Bruce.

Golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares franceze ishte pranë stolit të Bordeaux pak javë më parë, por mes palëve nuk u arrit një marrëveshje.

Në ditët në vijim Aston Villa do të vendosë nëse Henry do të jetë trajneri i ardhshëm i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat