Stadiumi i Arbanës u bë çerdhe e KF Lirisë dhe klubeve tjera, tash në harresë

Futboll

Stadiumi i Arbanës u bë çerdhe e KF Lirisë dhe klubeve tjera, tash në harresë

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 13:37
Bashkim Kajdomçaj

Në fushën e Arbanës KF Liria, luajti vitet 90-ta, pjesën më të madhe. Madje, ajo më 1995 u shpall edhe kampion, për herë të parë nga mëvetësimi. Vëllaznimi, Trepça, Besa, Prishtina, Dukagjini e skuadra të tjera janë paraqitur në këtë arenë futbolli. Paraprakisht, Liria pas ndërhyrjes së dhunshme të administratës serbe kishte luajtur në Gjinoc e Studençan. Në vitet 80-ta, në këtë stadium ka luajtur KF Koritniku deri më 1990, për të pushuar aktivitetin, si pasojë e situatës së krijuar nga administrata serbe, pas suprimimit të autonomisë.

Pas lufte Koritniku, ka vazhduar edhe për disa vite, për të ndërruar emrin në KF Arbana, që me sukses deri më 2008 luajti deri në Ligën e Parë, e që shkaku i situatës materiale, pezulloi aktivitetin. Ndërkohë, stadiumi u bë çerdhe e KF Lirisë dhe klubeve tjera si dhe turneve të shumtë, organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës. Ishte sporti, në këtë rast futbolli (KF Liria, skuadrat tjera dhe adhuruesit e shumtë) një nga hallkat e rëndësishme të rezistencës aktive, ndaj pushtimit klasik serb, që kulmoi më pas me luftën çlirimtare dhe arritjen e lirisë. Në këtë fushë Liria, gjunjëzoi Trepçën, Prishtinën, Besën, Vëllaznimin e shumë skuadra të tjera.

Lagja Arbanë e Prizrenit ka mbi 10 mijë banorë (sipas statistikave të fundit, 2011) dhe nuk ka asnjë vend publik për aktivitete sportive. Madje, edhe shkolla e kësaj lagjeje, s’ka oborr, hapësirë për edukatë fizike e as palestër. Prona, ka qenë e ish Progresit, që i bie shoqërore dhe në këtë rast, do të duhej të respektohej interesi publik.

Komuna, drejtuesit janë për të qenë në shërbim të qytetarëve, jo e kundërta. Andaj, do të duhej të vendosej pro banorëve të kësaj lagjeje, respektivisht rinisë që të mos privohet nga aktivitetet fizike. Bazuar në të gjitha këto e sidomos kontributi në vitet 90-ta, ky stadium do të duhej të ngritej në një objekt të trashëgimisë të paktën, ndërsa nevojë imediate është që ky të rregullohet më infrastrukturë përcjellëse, për të qenë në shërbim të të rinjve. Por, siç po rrjedhin gjërat, sipas asaj që po thuani ju z. Osmani, as një pllakë përkujtimore, në shenjë kujtimi s’do ta kemi! Në vitin 2007 Komuna e Prizrenit ka investuar në rregullimin e rrethojave dhe barin e stadiumit, kur Arbana ishte anëtare e Ligës së parë...

Autori është Bashkim Kajdomçaj, ish gazetar sporti dhe veprimtar i viteve të 90-ta, e zyrtar i KF Arbana, pas lufte

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat