Enrique befason me listën e Spanjës - Bota Sot
Enrique befason me listën e Spanjës

Futboll

Enrique befason me listën e Spanjës

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 13:55
Enrique befason me listën e Spanjës

Federata Spanjolle e Futbollit ka bërë publike listën e lojtarëve të thirrur nga trajneri Luis Enrique për dy ndeshjet e ardhshme (të enjten, miqësorja në Cardiff kundër Uellsit dhe të hënën sfida zyrtare e Ligës së Kombeve, në Sevilla, kundër Anglisë).

Lajmi është Koke, i cili kthehet në kombëtare pas Kupës së Botës në Rusi, si dhe Alcácer, Bartra dhe Jonny Otto, të cilët debutuan. “Viktimat” më të rëndësishme të kësaj liste janë Carvajal (i lënduar), Sergi Roberto dhe Íñigo Martínez. Mungon edhe Isco, i operuar për apendisit.

Ata që mbeten sërish jashtë planeve të Luis Enrique janë Jordi Alba, me vendimin teknik të trajnerit, dhe Diego Costa, i cili e humbi ftesën e parë për çështje familjare. Mesa duket, ai mungon në këtë listë për shkak të lëndimit që pësoi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kundër Clube Bruges.

Lista e Spanjës për këto dy ndeshje:
Portierë: De Gea, Kepa Arrizabalaga dhe Pau López.

Mbrojtës: Gayá, Marcos Alonso, Albiol, Nacho, Sergio Ramos, Bartra, Azpilicueta dhe Jonny Otto.

Mesfushorë: Busquets, Rodri, Koke, Saúl, Thiago dhe Ceballos.

Sulmues: Marco Asensio, Álvaro Morata, Suso, Rodrigo, Iago Aspas dhe Paco Alcacer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...