Icardi: Messi duhet të kthehet në ekipin kombëtar

Futboll

Icardi: Messi duhet të kthehet në ekipin kombëtar

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 14:13
Icardi: Messi duhet të kthehet në ekipin kombëtar

Sulmuesi Mauro Icardi pranoi se është e domosdoshme prania e bashkëkombësit të tij, Lionel Messi, në kombëtaren e Argjentinës: “Messi duhet të kthehet në ekipin kombëtar. Në vitin 2019 kemi ‘Copa America’. Futbollisti i Interit ishte frymëzuesi i fitores në Champions League, kundër PSV. Pas kësaj ndeshjeje, argjentinasi u pyet për numrin 10 të Barcelonës, i cili bëri një paraqitje të madhe, po të mërkurën mbrëma, në “Wembley”, kundër Tottenhamit. Ishte mesi i gushtit, kur u mësua se Messi, pasi foli me trajnerin Scaloni, po largohej përkohësisht nga Argjentina. Vendimi kishte të bënte me dështimin e ekipit në Kupën e Botës në Rusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat