Befasi në Shkup

Futboll

Befasi në Shkup

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 14:59
Befasi në Shkup

FC Shkupi e ka nisur dobët sezonin e ri dhe për pasojë ka bërë ndryshime në drejtim, duke afruar sërish trajner të huaj. Ish-sulmuesi i Galatasaray dhe kombëtares së Turqisë në futboll, Umit Karan, është emëruar trajner i ri i skuadrës që aktualisht mbyll renditjen e kampionatit maqedonas.

Bëhet fjalë për një personazh mjaft të njohur në Turqi, pasi me Galatasaray ka shënuar pa fund. 41-vjeçari do të zëvendësojë bashkëkombasin e tij Hajati Sojdash, i cili u largua vetëm pas në muaji në krye të skuadrës nga Çairi, duke regjistruar vetëm një fitore dhe 4 humbje.

Ndonëse si futbollist ka lënë gjurmë në Turqi, për Umit Karan do të jetë hera e parë që do të udhëheqë një skuadër si trajner kryesor, ndërsa gjithashtu në knferencën e sotme për shtyp, para të pranishmëve nga FC Shkupi prezantuan edhe drejtorin e ri të përgjithshëm, Tufan Tash, i cili merr vendin e të larguarit, Shefshet Demiri.

Umit Karan do të debutojë në fundjavë, në ndeshjen kundër Rabotniçkit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat