Pas përdhunimit plas një tjetër skandal, vjehrri i Ronaldos i dënuar për trafik droge

Futboll

Pas përdhunimit plas një tjetër skandal, vjehrri i Ronaldos i dënuar për trafik droge

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 15:04
Futbollisti Cristiano Ronaldo me të dashurën Georgina dhe babai i saj Jorge Rodriguez

Ditët e fundit ylli i futbollit është përfshirë në një skandal përdhunimi. Një vajzë 34-vjeçare Kathryn Mayorga e ka akuzuar Cristiano Ronaldon për përdhunim. Lajmi u publikua nga gazeta gjermane “Der Spiegel”, e cila do të përballet në gjyq me futbollistin pasi e ka denoncuar për shpifje.  

Mirëpo vetëm pas disa ditësh ka plasur një tjetër skandal në familjen e Ronaldos. Bëhet fjalë për babain e Georginës, vjehrri i 33-vjeçarit rezulton se është një ish-dënuar për trafik droge. Horge Rodrigez ka kaluar 10 vjet prapa hekurave në tre burgje të ndryshme të Spanjës. Aktualisht 69-vjeçari jeton në Argjentinë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat