Prekazi publikon listën e futbollistëve për ndeshjen kundër Izraelit - Bota Sot
Prekazi publikon listën e futbollistëve për ndeshjen kundër Izraelit

Futboll

Prekazi publikon listën e futbollistëve për ndeshjen kundër Izraelit

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 15:12
Prekazi publikon listën e futbollistëve për ndeshjen kundër Izraelit

Përzgjedhësi i Kombëtares U21, Rafet Prekazi, ka përpiluar emëroren e futbollistëve, të cilët do t’i ketë në dispozicion për ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2019 kundër Izraelit, më 16 tetor. Grumbullimi i futbollistëve do të bëhet më 9 tetor në hotel “International Prishtina”, derisa stërvitja e parë do të mbahet në fushën “Top Football” në Mazgit, në orën 15:00. Lista: Florjan Smakiqi (Feronikeli), Ardit Nika (KEK-u), Kreshnik Hajrizi (Young Boys), Ismajl Beka (Wil), Ardian Ismajli (Hajduku), Dren Feka (Luzern), Lirim Mema (Braunschweig), Besfort Kolgeci (Braunschweig), Fuad Rahimi (Wil), Donat Hasanaj (Prishtina), Medjon Hoxha (Kotrjik), Dardan Karimani (Paderborn), Kushtrim Shabani (Llapi), Dilan Qela (Xamax), Arbnor Muja ((Braunschweig), Muharrem Jashari (Trepça '89), Edmond Ramadani (Aarau), Rron Broja (Shkupi), Arbër Hoxha (Prishtina), Florent Hasani (Diosgyori), Meriton Korenica (Prishtina) dhe Mirlind Daku (Osijeku).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...