Pikë e madhe për Gjilanin

Futboll

Pikë e madhe për Gjilanin

Nga: Kemajl Goca Më: 4 tetor 2018 Në ora: 17:34
Pikë e madhe për Gjilanin

Gjilani importoi një pikë të madhe nga kryeqyteti përkatësisht në duel me Flamurtarin e Prishtinës, në ndeshjen e fundit të javës së tetë të IPKO Superligës së Kosovës. Gjilani barazoi me rezultat 1:1 me Flamurtarin. Ndeshja ka qenë mjaft e mirë, ndërsa për vendasit është një pikë mjaft e mirë dhe e ka ngritur në vend të tretë me 15 pikë sa ka edhe Prishtina në pozitën e katërt, kurse gjilanasit me pikën e  importuar shtojnë dhe më shumë gjasat për kreun e tabelës.

Gjilani renditet në pozitën e pestë me 14 pikë, ka gjashtë me pak se lideri Feronikeli nga Drenasi. Të dyja golat u shënuan në periudhën e parë të lojës. Në minutën e 6-të, Flamurtari kaloi në epërsi duke iu falënderuar golit të bukur të Alban Shillovës. Pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë, rezultatin e barazoi (1:1) Trevin Ceaser. 

Pikë e madhe për Gjilanin, ndërsa Flamurtari megjithatë doli me rezultat të mirë dhe është si befasi e edicionit të sivjetshëm.  Në javën e ardhshme Flamurtari është mysafir i Trepçës ’89,  ndërsa Gjilani mikpritës i Lirisë.  Flamurtari deri me tash ka katër fitore, tre barazime e një humbje, kurse Gjilani katër fitore, dy barazime e dy humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat