Alvaro Morata ka shënuar golin e vetëm në takimin të cilin Chelsea e fitoi ndaj Vidit (1:0).
Spanjolli është duke kaluar në një “krizë” të golave dhe ky mund të jetë goli që do ta kthejë vetëbesimin tek lojtari.
Ky është goli i parë i Moratas në Ligën e Evropës me Chelsean këtë sezon pas 14 goditjeve në portë dhe ishte vetëm gjuajtja e dytë brenda kornizës.
Gjithashtu, në total, Morata pati 17 paraqitje me Chelsean pa shënuar.