Suarez ‘trondit’ Barcelonën

Futboll

Suarez ‘trondit’ Barcelonën

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 10:07
Luis Suarez

Barcelona ka marrë një lajm aspak të mirë pas ndeshjes së fituar në Ligën e Kampionëve.

‘Katalanët’ të mërkurën kanë shënuar fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, duke e mundur 2:4 Tottenhamin në ‘Wembley’ në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të grupit B.

Pas kësaj ndeshje, sulmuesi Luis Suarez ka ndjerë dhimbje në gjurin e djathtë, duke e ngritur në dyshime paraqitjen e tij në sfidën ndaj Valencias.

Sulmuesi uruguaian gjatë ditës së premte pritet t’u nënshtrohet testeve të detajuara mjekësore, për të matur shkallën e lëndimit.

Mungesa e Suarez do të ishte shqetësuese për Barcelonën që po kalon krizë të rezultateve në La Liga, kjo mungesë bëhet edhe më shqetësuese kur dihet se skuadra e Ernesto Valverde udhëton në ‘Mestalla’ për t’u përballur me Valencian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat