Shpresa për rezultat të favorshëm kundër Irlandës së Veriut

Futboll

Shpresa për rezultat të favorshëm kundër Irlandës së Veriut

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 10:32
Shpresa për rezultat të favorshëm kundër Irlandës së Veriut

Kombëtarja U19 e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e radhës para ndeshjes së dytë në kuadër të grupit 9 të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Skocia 2019”. Përballë Kombëtares sonë, nesër, do të jetë një tjetër kundërshtar i fortë, Irlanda e Veriut, e cila në ndeshjen e parë e ka mposhtur Estoninë, me rezultat bindës, 7:1. Përzgjedhësi Kushtrim Munishi në dy stërvitjet pas humbjes nga Gjermania ka punuar në ngritjen e moralit tek futbollistet.
Pasi ka analizuar së bashku me ndihmësit e tij ndeshjen që Irlanda e Veriut e ka zhvilluar me Estoninë, Munishi gjatë stërvitjes së ka punuar më shumë në repartin e mbrojtjes në mënyrë që vija e fundit të jetë sa më e ngjeshur dhe të evitohet pësimi i lehtë i golave, por nuk është lënë anash as faza e sulmit. “E kam analizuar lojën e Irlandës së Veriut dhe realisht kemi të bëjmë me një ekip shumë të fortë dhe kompakt. Sidoqoftë, ne do të hyjmë në lojë të motivuar për të nxjerrë rezultat pozitiv, edhe pse jemi të vetëdijshëm se Irlanda e Veriut është favorit. Ne do të bëjmë çmos që me kapacitet që kemi t’i bëjmë ballë kundërshtarit”, ka theksuar pas stërvitjes Kushtrim Munishi. Ndeshja ndërmjet Irlandës së Veriut dhe Kosovës zhvillohet sot në orën 19:00 sipas kohës lokale në Belfast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat