Bushi publikon listën e Kombëtares Shpresa

Futboll

Bushi publikon listën e Kombëtares Shpresa

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 11:48
Bushi publikon listën e Kombëtares Shpresa

Trajneri i Kombëtares Shpresa, Alban Bushi ka publikuar ditën e sotme edhe listën e futbollistëve të grumbulluar për 2 ndeshje zyrtare atë ndaj Spanjës në datën 11 tetor në orën 19:00 si dhe ndaj Estonisë 5 ditë më vonë, po në orën 19:00.

Përballja me iberikët do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasit”, ndërsa ndaj Estonisë, kuqezinjtë do të jenë mysafir në “Parnu Ranastadion”.

 
Image

Bushi ka thirrur për këto 2 përballje lojtarët më në formë të momentit, ndërkohë që Albion Ademi i Interturkut në Finalndë mund të konsiderohet një risi në listën e U21. Ajo që bie në sy është numri i lartë i futbollistëve nga Kategoria Superiore, plot 7 të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat