Hummels mendon të largohet nga Bayerni

Futboll

Hummels mendon të largohet nga Bayerni

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 13:30
Mats Hummels

Mbrojtësi gjerman dëshiron të nisë një aventurë të re në karrierën e tij.

Mats Hummels po mendon të largohet nga Bayern Munich.

Sipas shtypit gjerman, 29-vjeçarit duket se nuk i pëlqen rotacioni i kryer nga trajneri Niko Kovaç pas çdo takimi.

Hummels iu ribashkua Bayernit në vitin 2016, nga Borussia Dortmund, ku ishte transferuar në vitin 2008 pikërisht nga bavarezët, fillimisht në formë huazimi.

Kontrata e tij me kampionët e Gjermanisë përfundon në vitin 2021, ndërkohë që për mbrojtësin për momentin asnjë skuadër nuk ka shfaqur interes.

Për mbrojtësin ka shprehur interesim Manchester United që në afatin kalimtar të janarit mund të dërgojë një ofertë për futbollistin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat