Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, nuk ka qenë shumë i kënaqur me sulmuesin Federico Bernardeschi gjatë ndeshjes së të martës në Champions League, të fituar 3-0 nga bardhezinjtë kundër Young Boys.
Vetë tekniku e ka kritikuar lojtarin në përfundim të ndeshjes për faktin se nuk ka pasur gjatë një aksioni, por tani ka dalë një video e publikuar nga një tifoz i Juventus, i pranishëm në “Allianz Stadium”, ku shfaqet Allegri që humb durimin me ish-sulmuesin e Fiorentina-s.
Italiani dëgjohet duke thënë: “Është një pasim, ne duhet të shënojmë gola. Tani do ta zëvendësoj, ne nuk jemi Fiorentina”.