Ronaldo është “i gatshëm të kthehet në veprim”

Futboll

Ronaldo është “i gatshëm të kthehet në veprim”

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 14:49
Ronaldo është “i gatshëm të kthehet në veprim”

Cristiano Ronaldo është “i gatshëm të kthehet në veprim” për Juventusin në ndeshjen e së shtunës kundër Udineses, teksa konfirmimi ka ardhur nga trajneri Massimiliano Allegri.

Ronaldo është akuzuar për përdhunim nga Kathryn Mayorga, e cila pretendon se Juventusi ka abuzuar me të në Las Vegas në vitin 2009. Ai e ka mohuar në mënyrë të kategorike akuzën.

Pavarësisht akuzave me të cilat po përballet portugezi, Allegri thotë se 33-vjeçari është duke bërë mirë.

“Cristiano është mirë, e njoh vetëm prej tre muajsh, por në karrierën e tij 15-vjeçare, gjithmonë ka treguar profesionalizëm, brenda dhe jashtë fushës. Ai është gati të luajë nesër, është fokusuar vetëm te ndeshja. Gjërat jashtë futbollit nuk e prekin atë”, tha Allegri.

“Dybala? Të dy duhet ta njohin mirë njëri-tjetrin. Ka mënyra të ndryshme, në të cilat mund të luajnë bashkë. Kundër Udineses do të luajë Ronaldo me Dybala, ose me Mandzukic”.

“Mungesa e Ronaldos te Portugalia? E dija që Cristiano nuk do të shkonte tek ekipi kombëtar edhe për ndeshjet e radhës. Ai u pajtua për këtë me trajnerin dhe me presidentin e federatës”, deklaroi Allegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat