Shkëndija-Renova, derbi për të gjithë

Futboll

Shkëndija-Renova, derbi për të gjithë

Nga: Shaban Sinani Më: 5 tetor 2018 Në ora: 15:08
Shkëndija-Renova, derbi për të gjithë

Nesër zhvillohen ndeshjet e javës së nëntë dhe të fundit të rrethit të  parë të kampionatit në Ligën e Parë të futbollit vendor. Kryendeshja e kësaj jave do të luhet në stadiumin e qytetit në Tetovë ndërmjet kampionit në fuqi, ekipit të Shkëndijës dhe Renovës Kjo ndeshje mes dy skuadrave fqinje është e 39 me radhë. Në 38 përballjet e deritanishme Shkëndija ka bilanc pozitiv, 19 fitore, 10 barazime dhe 9 disfata. Takimi i së shtunës pritet të jetë një ndeshje cilësore dhe pa kalkulime për të kënaqur publikun që kësaj radhe pritet të jetë në numër të konsiderueshëm. Samir Fazli i cili pritet të debutojë në këtë ndeshje  kampionale  për ekipin kuqezi, ka rastin që përherë të parë të shijojë atmosferën mes dy skuadrave tetovare.

“Po më vjen mirë që kthehem në Ligën e Maqedonisë dhe sa i përket ndeshjes së nesërme na pret një lojë shumë e rëndësishme për të vazhduar suksesin që e bëmë në Kupë dhe shpresojë që do të korrim sukses nesër  dhe  do  t’ia  dalim në fund me një fitore. Unë mendoj  do të jetë rezultai pozitiv dhe për  mua pritet normal loja  të mira  dhe shpresoj  të shënoj gol kundër Renovës”, - deklaroi  Samir  Fazli futbollist  i KF Shkëndija. Skuadra e Renovës pas disa dështimeve, në dy fitoret e  fundit  kundër Akademija Pandevit në transfertë dhe Shkupit në Tetovë  paralajmëroi se ka tejkaluar krizën e rezultateve dhe në këtë derbi ndeshje  presin të japin më të mirën e tyre. Këtë për Klan Maqedoni e deklaroi njëri ndër futbollistët e repartit të sulmit Fatjon Jusufi i cili ishte figura kyçe në fitoren kundër Shkupit.

“Respekt maksimal për kundërshtarin, është derbi dhe ne vim prej dy fitoreve radhazi, gjë që ka ndikuar në atmosferën e klubit. Jemi të përgatitur maksimalisht  dhe  presim që edhe ky derbi ti ngjaj  derbit  normalisht si çdo derbi nëpër botë, ballkan apo pavarësisht ku luhet  ti ngjaje derbit. Dhe presim që publiku të jetë në nivelin e duhur që ta bëjë derbin të duket taman si një derbi” deklaroi Fatjon Jusufi  futbollist i KF Renova.

Një ndeshje tjetër që tërheqë vëmendjen e opinionit futbolldashës është ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin e Çairit mes FC Shkupi  dhe  Rabotniçkit, kur dihet se skuadrën vendase përherë të parë do ta drejtojë  trajneri turk Umit Karan. Në ndeshjet tjera të javës së nëntë do të takohen edhe Vardari – Akademija Pandev, Bellasica Sileksi dhe Makedonija Gj.P – Pobeda. Të gjitha ndeshjet luhen nesër me fillim në orën 15:00

Në javën e  9-të më 6 tetor në ora 15:00, takohen:

Shkëndija– Renova

Shkupi–Rabotniçki

Vardari–Akademija Pandev

Makedonija Gj.P–Pobeda

Bellasica– Sileksi

Tabela

1. Vardari   8       6       2       0       11:4  20

2. Akademija Pandev   8       5       1       2       12:6  16

3. Shkëndija        8       4       3       1       16:9  15

4. Pobeda  8       3       2       3       6:7    11

5. Renova  8       3       1       4       9:9    10

6. Rabotniçki       8       3       1       4       11:17         10

7. Belasica 8       2       3       3       6:9      9

8. Makedonija Gj.P.     8       1       4       3       7:7      7

9. Sileksi    8       1       3       4       5:10    6

10. FC Shkupi      8       1       2       5       5:10    5

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat