Arsenali me ofertë për Beppe Marottan

Futboll

Arsenali me ofertë për Beppe Marottan

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 16:49
Beppe Marotta

Arsenali raportohet se ka ofruar një kontratë me vlerë 3.5 milionë euro në vit për ta emëruar Beppe Marottan si CEO të klubit

Sipas Tuttosport, Marotta nuk duket se do të këtë pushim kur ai do të largohet zyrtarisht nga Juve më 25 tetor pasi që ai ka marrë një propozim shumë të mirë nga Arsenali.

Gunner thuhet se kanë ofruar 500 000 euro më shumë pagë se sa raportohet se atij i ka ofruar Inter.

Pavarësisht kësaj, gazeta beson se Marotta është më afër Nerazzurri se sa Arsenalit, duke cituar një tregim të mëhershëm që rivali i Zonjës së Vjetër tashmë është në biseda të avancuara me klubin nga Milani.

Arsenali, nga ana tyre, janë duke kërkuar një CEO të ri pasi që Ivan Gazidis kalojë në Milan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat