Keita mund të jetë në dispozicion për sfidën ndaj Cityt

Futboll

Keita mund të jetë në dispozicion për sfidën ndaj Cityt

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 17:15
Naby Keita

Mesfushori i Liverpoolit, Naby Keita mund të jetë i gatshëm për derbin e së dielës kundër Manchester Cityt.

Klubi anglez ka konfirmuar përmes faqes zyrtare se do të shikojë sot edhe njëherë gjendjen e fitnesit të tij, transmeton Koha.net.

Numri tetë i “Të Kuqve” në ndeshjen ndaj Napolit, në mesjavë, pësoi një lëndim në shpinë dhe ishte dërguar menjëherë në spital.

“Nuk jemi 100 për qind të sigurt, pasi ai kishte pësuar një goditje në shpinë. Prandaj duhet të presim paksa. Ai do të jetë sot prezent në stërvitje, e nëse do të bëjë ndonjë gjë nuk e di. Kam folur me mjekun sot por ai nuk e di. Do të shohim sot për disa minuta dhe më pas do të vendosim. Nuk dukej shumë serioze, prandaj gjasat janë por nuk e dimë me siguri”, është shprehur trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat