Klubi katalanas synon ta përforcojë fazën e mbrojtjes.
Barcelona është vënë në kërkim të një mbrojtësi me emër për të përforcuar repartin e mbrojtjes.
I fundit që ka përfunduar në listën e drejtorit sportiv, Ariedo Braida është ai mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly. Braida është kujdesur vetë për të parë performancën e mbrojtësit senegalez, duke e ndjekur nga afër në takimin Napoli-Liverpool në mesjavë.
27-vjeçari edhe më herët ka qenë objekt dëshire i shumë ekipeve të tjera, ku Chelsea bëri një tentativë konkrete për të por presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis refuzoi çdo ofertë.
Gjatë afatit kalimtar të janarit, Barcelona pritet të bëjë një ofertë për ta bindur Napolin që ta shesë mbrojtësin.