Shtatë lojtarë të Bayernit kundër Kovacit

Futboll

Shtatë lojtarë të Bayernit kundër Kovacit

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 18:26
James Rodriguez

Është fer të thuhet që muajt e parë të Niko Kovac në stolin e Bayern Munichut nuk kanë shkruar ashtu siç ka shpresuar ai, kurse rezultatet e fundit negative kanë bërë që James Rodriguez të shpërthej papritur kundër trajnerit të tij, duke i thënë se ai duhet të dijë se nuk është duke e drejtuar Eintracht Frankfurtin

Kovac ka arritur në Bavari në verë pasi reputacioni i tij ishte rritur në kampanjën e tij të shkëlqyer me Frankfurtin në të cilën ai fitojë Kupën e Gjermanisë dhe ishte në linjë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, kur dështoi në fund.

Në një raport të publikuar nga Bild, mesfushori i Bayernit, që është në huazim nga Real Madridi, ka bërë një sulm ndaj trajnerit të ri në zhveshtore.

“Ne nuk jemi Frankfurt”, i ka thënë ai.

Kjo erdhi pasi që ish plejmejkeri i Portos nuk luajti në barazimin 1-1 kundër Augsburgut, para se të qëndronte në bankë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit që po ashtu përfundojë e barabartë.

Bayern Munichu nuk janë një klub që përballet me dështime dhe pasi ata ende nuk kanë fituar tri ndeshjet e fundit presioni është shtuar mbi trajnerin kroat.

Dyshimet mbi të qenit i përshtatshëm për një pozitë të tillë janë rritur në mes të lojtarëve dhe stafit në Allianz Arena dhe shumica e tyre dëshirojnë të dinë nëse kampionët gjerman janë duke bërë një trik që më vonë ta punësojnë Julian Nagelsmannin, i cili tani ka një marrëveshje me RB Leipzig.

Ka zëra po ashtu që një numër i lojtarëve janë të palumtur me mënyrat se si stërvit dhe si flet Kovac me ta, sidomos tek stafi i trajnerëve ku më shumë flitet kroatisht se gjermanisht.

Pjesë e këtij kriteri të supozuar kur Bayerni kërkonte zëvendësuesin e Jupp Heynckes ishte se ata duhet të flasin gjermanisht dhe përderisa Kovac e bën, të tjerët nuk e bëjnë.

Lojtarët e Bayern Munich nuk janë aq budallenj, ata kuptojnë dhe e dinë që elita e futbollistëve ndonjëherë duhet të pushojnë, megjithatë një numër i madh i tyre thuhet se janë të palumtur me minutat që kanë luajtur në këtë sezon.

Shtatë lojtarë kryesor, përfshirë James, thuhet se janë të pakënaqur kurse ndeshja kundër Borussia Monchengladbach do të jetë vendimtare për Kovac.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat