Dështimi i shtrenjtë i Jose Mourinhos

Futboll

Dështimi i shtrenjtë i Jose Mourinhos

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 20:23
Alexis Sanchez dhe Mourinho

Kiliani, Alexis Sanchez, ka dështuar tek Djajtë e Kuq qëkurse nënshkroi nga Arsenali, e ku është vështirë që të shpjegohet se pse një lojtar i dëshmuar është totalisht lojës së tij

Alexis Sanchez duket si “një hije e padukshme pas nënshkrimit me Manchester United”, thotë Gary Neville, me kilianin që ka vuajtur për të gjetur formën e tij, derisa ish ylli i “Djajve të kuq” e përshkruan atë si “lojtar të mërzitshëm”.

Lojtari, i cili më parë shkëlqeu në Barcelonë dhe sidomos në Arsenal pritej që të jetë edhe më i mirë në Old Trafford por ai ka dështuar totalisht nën urdhrat e trajnerit Jose Mourinho.

Fatkeqësisht për 29 vjeçarin, ndikimi i tij ishte totalisht ndryshe.

Vetëm tri gola në 24 paraqitje, me Sanchezin që tani konsiderohet një dështim i shtrenjtë.

“Sanchez duket si një hije dhe as persë afërmi ai lojtari që ka nënshkruar me United, ai nuk duket as persë afërmi si ishte në Arsenal. Alexis Sanchez ishte një luftëtarë në çdo ndeshje që e shikojë vitet e fundit por brenda natës është bërë lojtari më i keq për ta shikuar”, ka thënë Neville duke përshkruar atë si njërën prej prurjeve më të këqija te United për Sky Sports.

“Ideja që ta shoh tani atë si është, është një ndenje që me bën të ndihem i mërzitur. Kur e shikon një lojtar të tillë duke vuajtur kështu është një gjë shumë e mërzitshme, sepse e dini së lojtari ka qenë një lojtar i madh në vitet e fundit”.

“Ai ishte një luftëtarë, ai nuk ndalej deri në fund, ai ishte nxiste shokët përpara, ishte i vrazhdë me kundërshtaret, ai kishte gjithçka që i duhet një lojtari në fushën e futbollit. Kam pritur që ai të jetë në nivel të lartë këtë sezon dhe kam marrë përgjigjen që nuk është kështu”.

“Njerëzit vazhdojnë të pyesin për këtë lojtarë dhe atë lojtar, unë duhet të pyetëm për 10 lojtarë të ndryshëm te Manchester United-çfarë po ndodh me Anthony Martia, me Paul Pogba, Alexis Sanchez, Luke Shaw-dhe për përgjigjeje e ime është se “nuk e kam idenë!”, ka shtuar ai.

Sanchez më shumë u shëtit në fushë ndeshjen e fundit, në të cilën ai nuk bëri asgjë, e ku United nuk shënoi gol kundër Valencias në Ligën e Kampionëve.

Ky rezultat zgjati periudhën pa fitore te United në katër në Old Trafford, me Neville që përkrah tifozët ultra për fishkëllimat e tyre pas ndeshjes.

“Atmosfera kundër Valencia lidhej me ndeshjen, shihej që posedimi nga zona në zonë nuk do të kishte fund. Nuk kishte kualitet nga asnjëra skuadër. Ishte një ndeshje për asgjë, të dy skuadrat kanë luajtur futboll të bukur më parë, por jo edhe tani”, shton Neville.

“Nuk isha në fushë, nuk mund ti fajësojë tifozët, ata po përpiqen që të përkrahin por në një ndeshje të tillë nuk ke çfarë të përkrahësh – është një reagim natyral të asaj çfarë kemi shikuar”.

United kthehen prapë me ndeshje këtë vikend, me Newcastle që do ti vizitojnë në Manchester për ndeshjen e vikendit në Premier Ligë-me Djajtë e Kuq që pritet ti kthehen fitoreve edhe pse kanë startin më të keq që nga sezoni 1989-90.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat