Befason Xavi, refuzon Barçën

Futboll

Befason Xavi, refuzon Barçën

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 20:29
Xavi

Barcelona nuk po kalon në formë të mirë dhe si gjithmonë për këtë fajësohen trajnerët.

Së fundmi janë shtuar zërat për një mundësi që Xavi të marrë skuadrën nën kontroll.

Megjithatë, besohet se lojtari nuk është shprehur i gatshëm të marr timonin e “blaugranave”.

Ai duket se preferon që skuadrën ta drejtojë kur të jetë sa duhet i kualifikuar.

“Tash, mund të drejtojë ndonjë skuadër në ndonjë ligë më të vogël. Shpresoj që në maj të pajisem me licencën UEFA- Pro.  Nuk e shoh vetën sa duhet të kualifikuar për ta udhëhequr Barcelonën” ka thënë legjenda spanjolle.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat