Pse United duhet ta shes Pogban në PSG

Futboll

Pse United duhet ta shes Pogban në PSG

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 21:16
Pogba

Jose Mourinho mund të kritikohet më se shumti, por atmosfera në klub është e tillë për shkak të sjelljes së keqe të mesfushorit

Shumica e transferëve të bujshme të Manchester United në periudhën post Sir Alex Ferguson kanë dështuar. Kjo është e qartë.

Shumë para janë shpenzuar për lojtarë si Memphis Depay, Bastian Schweinsteiger, Henrikh Mkhitaryan, Alexis Sanchez dhe Angel Di Maria të cilët kanë dhënë shumë pak në fushë. Paul Pogba është rrugës për të rënë në këtë kategori.

E ardhmja e Jose Mourinhos për momentin është e paqartë, më shumë pak mundësi që ai të jetë në timon të skuadrës deri në fund të sezonit dhe me një atmosferë që e rrethon Pogban në çdo minutë dhe me sugjerimin që ai duhet të largohet sa më parë nga Old Trafford sa nuk është bërë vonë.

Paris Saint-Germain është klubi i fundit që është lidhur më transferin e Pogbas, me Goal që raportoi të premten që superylli i tyre, sulmuesi Neymar është në kontakte me të dhe e dëshiron francezin në Paris. Parisi për të do të ishte një destinacion i përshtatshëm për disa arsye.

Përkundrazi, ai do ta përmirësonte ekipin e tyre. PSG nuk arritën që ta fusin në radhët e tyre N’Golo Kanten në verë dhe ata kanë nevojë për një mesfushorë. Me Adrien Rabiotin që nuk po nënshkruan kontratë të re dhe Thiago Mottan që do të pensionohet ata kanë nevojë për një lojtar klasë në këtë sektor.

Ata kanë nevojë për dikë i cili mund të startojë në ndeshjet e mëdha, dikush që i plotëson pritjet e tyre dhe dikush që mund ti përmirësojë ato zona të skuadrës ku ata aktualisht kanë nevojë për përmirësim.

Kush tjetër më mirë se Pogba do ta bënte këtë, i cili ka lindur pak km nga qendra e qytetit të Parisit?. 

Ky nënshkrim kërkohet nga PSG; Thomas Tuchel, trajneri i tyre, e ka problem të madh dhënien e minutave për djemtë e akademisë. Pogba do të ishte perfekt për ta pasi që është edhe një njohje për kulturën lokale të këtij qyteti.

Në rregull, ai nuk mund të jetë një mesfushorë shkatërrues si Kante, por ai mund lehtë që ti mbulojë si i vetëm dy pozita në mesfushë dhe ta dërgojë skuadrën përpara.

Për më tepër, PSG qëndron si hije në dominim si skuadër e madhe. Qëkur është futur në para të pasanikëve të Katarit më 2011, skuadra nga kryeqyteti është duke kërkuar sukses jashtë kufijve francez. Ata po kërkojnë një ndikim global. Neymar nënshkroi me ta për këtë qëllim dhe është duke funksionuar.

Ky transfer i ka dhënë legjitimitet dhe njohje në tërë hapësirën e futbollit. Kylian Mbappe e fitojë Botërorin e bëri atë skuadër dyfish më të madhe. Shitësit e fanellave në tërë Europën dhe Botë raportojnë se fanellat e PSG janë më të shitura se ato të Real Madrid dhe fëmijët mezi që presin të kenë në shpinën e tyre numrat e Mbappe dhe Neymar.

SportsPro, një revistë për biznesin sportiv, kompletoi një listë kohëve të fundit me sportistët që kërkohen më se shumti në botë për vitin 2018. Pogba kryeson, me Anthony Joshua i dyti, por Pogba është shumë afër Mbappes, shokun e tij të skuadra e Francës.

PSG për momentin ka dy nga katër futbollistët që tregtojnë më së shumti fanella në planet, më Mbappen dhe Neymar në vendin e 16. Të shtosh kryesuesin, Pogba, në radhët e shkallëve të tyre do të ishte një mrekulli për brendin e PSG. Kontrata e tyre e fundit me Air Jordan, në kohë të njëjtë, paraqet një përpjekje të tyre transparente për ta bërë PSG’në një fuqi. Vetëm koha do të tregojë si do të funksionojë kjo.

PSG ishte dëmtuar në afatin e fundit të transferëve për shkak të Fer Playit Financiar. Ata duhet të shesin lojtarë jo më pak se 100 milionë euro në mënyrë që të kenë buxhet të pranueshëm që nuk thyen rregullat e UEFA’së.

Lojtarët si Goncalo Guedes, Javier Pastore, Yuri Berchiche, Odsonne Edouard dhe Jonathan Ikone ishin disa nga trasferët dhe largimet-disa në huazim apo shitje-si Thiago Motta, Hatem Ben Arfa, Grzegorz Krychowiak, Kevin Trapp dhe Giovanni Lo Celso që ndihmoi po ashtu edhe në mesataren e pagave.

UEFA, nga ana e saj, mbetet e pabindur. Trupi qeverisës i futbollit europian e ka referuar kthimin e rastit të PSG tek Trupi Financiar për Kontroll të Klubeve dhe tek dhoma e hulumtimeve për të qartësuar pozitën e këtij klubi në fillim të Vitit të Ri.

Ende ka shumë para që kanë shkuar për Neymar, Mbappe, Edinson Cavani dhe të tjerët, por PSG beson që ata do ti kompletojnë me kohë të gjitha obligimet buxhetore për UEFA.

Një lëvizje nuk do të bënte një mrekulli për Pogban. Ai ka fituar Europa Ligën dhe Ligën e Kupës qëkurse erdhi në Manchester United por në kulmin e karrierës së një lojtari si Pogba, synimet duhet të jenë më të larta.

Ai po luan në një skuadër që nuk i përshtatet dhe e cila ka mbetur në një rutinë. Ai nuk ka asnjë mundësi që të konkurrojë me të për Premier Ligën apo Ligën e Kampionëve së shpejti. Para se ai ta di këtë, vitet e tij kur duhet të fitojë po kalojnë.

Po, argumenti që Pogba nuk po bën mjaftueshëm për një skuadër të mirë siç është United, është i vërtetë, ka pasur shumë gabime në lojën e tij këtë sezon. Por, ai nuk është një ekosistem i gabueshëm për të pasur një fillim të ri.

Ai e ka treguar këtë në Juventus dhe për Francën në Botëror se si ai mund ti bëj edhe shokët e tij të skuadrës të mirë. Talenti është aty, aftësia po, klasi është aty por Manchester United nuk është ambienti më i mirë për të.

Duke falënderuar fjalëmadhin, agjentin Mino Raiola, ai ka dështuar të jetë një legjendë e United si ato të kaluarat që janë Paul Scholes apo Gary Neville. Ka një koncensus që buron nga një grup i United që thotë se pa Pogban United do të ishte edhe më keq; që prezenca e madhe e tij ka bërë që ai të shihet negativisht dhe se duhet të punojë për ta kthyer klubin në rrugën e duhur.

“Paul, nëse dëshiron të luash, shko diku tjetër, bëje atë që funksionon për ju sepse Manchester United do të jetë mirë, mos u shqetëso për këtë”, shkroi në The Times Nevillë këtë javë.

Derisa Mourinho është kritikuar më të madhe, përderisa u harrua Pogba sidomos në javët e fundit. Mourinho sezonin e kaluar kishte një përleshje me Pogban duke e lënë atë në bankë në ndeshjet kryesor dhe duke luajtur me Scott McTominay në vend të tij. Mesazhi atëherë ishte shkaku i disiplinës dhe taktikave për të zbuluar talent.

Pogba ka një kontratë që e mban në këtë ekip së paku deri në fillim të vitit 2021, por United duhet të përgatiten për humbjen e tij dhe të lëvizin-pavarësisht a është në stol Mourinho apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat