Albiol: Serie A nuk ka përfunduar

Futboll

Albiol: Serie A nuk ka përfunduar

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 21:24
Napoli

Mbrojtësi i Napolit, Raul Albiol insiston se gara për Scudetto “nuk ka përfunduar”, pavarësisht startit përfekt të Juventusit këtë sezon

Binaconeri kanë fituar tërë shtatë ndeshjet e para të këtij sezoni dhe janë gjashtë pikë para skuadrës së Carlo Ancelottit, të cilën e mposhtën në vikend.

“Disa gabime të vogla na kanë kushtuar”, tha Albiol për Radio Kiss Kiss Napoli.

“në ndeshje të këtilla ne jemi dënuar për çdo gabim që kemi bërë. Ata ishin më shumë agresiv pasi që barazuan, por goli që morëm ishte gabim i joni”.

“Pas 2-1 ne filluam të luajmë përsëri, ne kemi ndryshuar shumë por ishte vështirë të përballesh më 10 lojtarë kundër Juventusit”.

“A ka përfunduar gara për titull? Jo, nuk ka përfunduar. Ne e dimë nga fillimi që Juventusi janë favoritë, ata kanë shpenzuar shumë para dhe kanë blerë një lojtarë të mëdhenj. Por është shumë herët të thomë se ata kanë fituar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat