Lëvizin “ekuilibrat” e CR7. Cënohet imazhi, shqetësohen sponsorët

Futboll

Lëvizin “ekuilibrat” e CR7. Cënohet imazhi, shqetësohen sponsorët

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 22:17
Cristiano Ronaldo

Akuzat e përdhunimit nga një vajzë amerikane kanë cënuar imazhin e Cristiano Ronaldos, vetëm pak kohë pasi futbollisti portugez pranoi të paguajë një shumë të majme për një tjetër çështje të bujshme, si evazioni fiskal.

Lojtari luzitan, që nuk do të jetë në listën e kombëtares portugeze këtë muaj, vazhdon të mohojë agresionin seksual që pretendohet se ka ndodhur para 9 vitesh.

Në mbrojtje të “mister 100 milionëshit” ka dalë së fundmi edhe Juventusi.

“Cristiano Ronaldo ka treguar në këto kohë profesionalizmin e madh që vlerësohet shumë. Çështje që kanë të bëjnë me thuajse 10 vite më parë nuk e modifikojnë opinionin tonë”, thuhet në një njoftim të klubit bardhezi.

Por, akuzat e Kathryn Mayorga, viktimës seksuale të pretenduar, kanë cënuar imazhin dhe kanë trembur disi sponsorët.

Gjiganti i produkteve sportive, “Nike” u shpreh thellësisht i shqetësuar për çështjen dhe tha se, po monitoron situatën për lojtarin që është imazhi kryesor i saj. E përkthyer ndryshe, për Ronaldon do të ndalohet çeku i majmë i milionave, nëse vërtetohet qoftë edhe pjesërisht akuza.

Në të njëjtën linjë edhe “Save the Children”. Organizata humanitare që mbështetet nga Ronaldo, nënvizoi po ashtu se është demoralizuar nga akuzat mbi yllin portugez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat