Xhiroja e tetë ishe jo e mirë për skuadrat e Drenicës e cila humbi me rezultat 2-0 dhe Dritën që barazoi 1-1.
Por tani këto dy skuadra do të përballen ndërmjet vete në kuadër të xhiros së nëntë në Ipko Super Ligën e Kosovës.
Drenica pozicionohet në pozitën e gjashtë me 12 pikë, ndërsa Drita në pozitën e nëntë me vetëm shtatë pikë.
Të dy ekipet në këtë ndeshje do ta kërkojnë fitoren, duke e parë formën e dobët të Dritës skuadra drenicase shpreson në një rezultat pozitiv, ndërsa kampionët e Kosovës presin rikthimin pikërisht ndaj Drenicës.
Në pesë takimet e fundit ndërmjet Drenicës dhe Dritës, tri ndeshje i kanë fituar gjilansit, ndërsa një ndeshje ka përfunduar pa gola dhe vetëm një fitore e drenicasëve.