Empoli ka 12 vite që nuk fiton ndaj Romës…

Futboll

Empoli ka 12 vite që nuk fiton ndaj Romës…

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 08:04
Empoli - Roma

Empoli kërkon fitoren e parë ndaj Roma në Serie A, pas 12 vitesh, por për ta nuk mund të vinte në një moment më të keq kjo sfidë, pasi Empoli nuk fiton prej gjashtë ndeshjesh në kampionat, me dy barazime dhe katër humbje.

Kampionati nisi shumë mirë për Empoli, me fitoren 2-0 ndaj Cagliari, por në gjashtë ndeshjet e tjera mori vetëm dy pikë nga 18 të mundshme, me vetëm tre gola të shënuar.

Kundër Roma, Empoli nuk fiton prej tetë ndeshjesh në Serie A me 3 barazime dhe pesë humbje. Suksesi i tyre i fundit ndaj verdhekuqve daton në tetor 2006.

Gjithsesi, katër nga pesë pikët dhe tre nga pesë ndeshjet e Empoli në këtë edicion të Serie A, Empoli i ka arritur në shtëpi. Gjithashtu, ata kanë pësuar 25% të golave në këtë sezon, dy prej tetë golave në shtëpi. Vetëm tre ekipe kanë pësuar më pak në shtëpi.

Roma e rregulloi fillimin e sezonit, duke fituar tre ndeshje të luajtura në të gjitha veprimtaritë, me 12 gola të shënuar dhe vetëm 1 të pësuar. Gjithsesi, Roma ka pasur probleme të mëdha në këtë sezon jashtë fushe.

Francesco Caputo i Empoli ka shënuar dy gola në tre ndeshjet e fundit të Serie A, ndërsa te romanët duket se ka rilindur Edin Dzeko, i cili u bë futbollisti i parë në historinë e Roma, që shënon tre gola në Champions League, në fitoren kundër Victoria Plzen.

Golat që Roma ka shënuar jashtë fushe në këtë sezon të Serie A kanë ardhur në pjesën e dytë.

Gjashtë nga dhjetë ndeshjet e fundit mes Empoli dhe Roma kanë pasur rezultatin 1-0 në pjesën e parë. Katër herë në favor të Romës dhe dy herë në favor të Empoli.

Roma, që ka humbur në dy ndeshjet e fundit në transfertë, nuk humbet tre ndeshje radhazi jashtë fushe që nga muaji dhjetor 2012.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat