Juventus është “macja e zezë” për Udinese…

Futboll

Juventus është “macja e zezë” për Udinese…

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 08:31
Paolo Dybala

Pa fitore ndaj Juventus, që nga prilli i viti 2010, Udinese do të ketë shumë punë kundër kryesuesve të Serie A. Nga ana e tyre bardhezinjtë janë vetëm një fitore larg nga suksesi i tetë në tetë ndeshje për të luajtura në këtë sezon, diçka që do të përsëritej për herë të tetë në historinë e klubit.

Të paktën në letër do të jetë thuajse një mision i pamundur për Udinese, që në tetë ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Juventus ka barazuar 3 dhe humbur pesë, duke dështuar në gjetjen e golit në pesë nga këto ndeshje.

Në fushën e saj, Udinese ka pasur probleme edhe me ekipet e tjera në këtë edicion të Serie A. Në 12 ndeshjet e fundit ka fituar vetëm dy dhe humbur shtatë. Udinese ka gjetur rrugën e golit në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit të kampionatit, por vetëm në javën e parë ka shënuar dy gola.

Lajmi tjetër i keq për Udinese është se Juventus nuk ka pësuar gol në katër nga pesë ndeshjet e fundit në të gjitha veprimtaritë, teksa ka humbur vetëm një nga 32 ndeshjet e fundit për kampionatin italian, me 20 sfida pa pësuar gol.

Rodrigo de Paul i Udinese ka shënuar katër gola dhe ka dhënë dy asiste në këtë sezon, ndërsa Cristiano Ronaldo i Juventus e ka nisur në hije sezonin në tre ndeshjet e para, por në katër ndeshjet e fundit ka shënuar tre gola dhe ka dhënë tre asiste.

Jashtë fusher, Juventus ka fituar tre ndeshjet e fundit dhe nuk humbet prej 16 takimesh, ku ka arritur 10 fitore dhe 6 barazim. Tetë nga këto ndeshje janë mbyllur me rrjetën të paprekur.

Udinese ka pësuar 22 gola në 10 ndeshjet e fundit kundër Juventus në shtëpi duke shënuar vetëm nëntë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat