Bojan tregon për ankthin dhe shqetësimin që kishte sa ishte lojtar te Barcelona

Futboll

Bojan tregon për ankthin dhe shqetësimin që kishte sa ishte lojtar te Barcelona

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 09:38
Bojan Krkic

Sulmuesi i Stoke Cityt Bojan Krkic ka zbuluar vështirësitë që ka pasur dhe presionin për të luajtur në Barcelonë kur e filloi karrierën e tij, e që ishte në siklet të madh sa që kishte frikë ta merrte edhe një shishe me ujë në qendrën stërvitore.

Ai pritej të rritej dhe të bëhej njëri ndër lojtarët më të mirë mirëpo lufta e tij me ankthin dhe shqetësimin ishte pengesë.

“Kur isha në Barcelonë isha një futbollist i vërtetë mirëpo nuk isha i gatshëm për t’u ballafaquar me ndikimin global”, tha ai.

“Isha 17-vjeç dhe duke luajtur në një klub si Barcelona, ka qenë një shok i madh, isha në zhveshtore me lojtarë si Eto’o, Puyol, Maxwell, Iniesta... mirëpo në të njëjtën kohë secila ditë ka qenë ëndërr për mua”.

“Më kujtohet dita e parë, isha i ulur pesë metra larg shisheve të ujit, isha i etur mirëpo asnjëherë nuk u qova për ta marrë ujin pasi isha i frikësuar që po bëj diçka gabim”.

“Çdo gjë shpërtheu dhe unë nuk isha as një i rritur. Pas asaj vendosa që të mos marrë pjesë në Evropianin 2008 me Spanjën, pasi dëshiroja të shkëputesha nga futbolli dhe mediat. Kurrë nuk do të pendohem për atë vendim”.

Krkic për Barcelonën i bëri 163 paraqitje, ku i shënoi 41 gola dhe bëri 17 asistime në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat