Ronaldo rrezikon të humbë një miliard euro nga sponsorët

Futboll

Ronaldo rrezikon të humbë një miliard euro nga sponsorët

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 14:32
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka qenë njëri prej sportistëve kryesorë të kompanisë së veshmbathjeve sportive "Nike" prej kur ka firmosur kontratën e parë në vitin 2003.

Gjatë kësaj periudhe, "Nike" ka krijuar më shumë se 70 palë këpucë me inicialet "CR7" dhe ka pasur shitje të madhe në gjithë botën. Ky sukses rezultoi me marrëveshjen e përjetshme që e firmosën të dyja palët në nëntor të vitit 2016, prej së cilës Ronaldo do të përfitonte një miliard euro. Me këtë veprim, Ronaldo u bë sportisti i tretë në botë që kishte firmosur kontratë të përjetshme me kompaninë "Nike" pas basketbollistëve Michael Jordan e LeBron James. Faktikisht ishte futbollisti i vetëm me kontratë të tillë.

Mirëpo të premten "Nike" duket se ka vënë në pikëpyetje marrëveshjen e përjetshme me Ronaldon pas akuzave të fundit ndaj yllit portugez për përdhunim. Kompania nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se është shumë e shqetësuar nga akuzat ndaj futbollistit të skuadrës së Juventusit, pasi një femër ka ngritur padi ndaj tij me pretendimet se është përdhunuar nga portugezi në vitin 2009. Ylli më herët ka mohuar të gjitha pretendimet për një gjë të tillë. Ditë më parë edhe skuadra e Juventusit i ka dalë në mbrojtje portugezit të cilin e transferoi gjatë kësaj vere nga Real Madridi për 117 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat