Mourinho shumë i shqetësuar para ndeshjes me Newcastle

Futboll

Mourinho shumë i shqetësuar para ndeshjes me Newcastle

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 15:05
Jose Mourinho

Jose Mourinho ndodhet para një testi të rëndësishëm te skuadra e tij Manchester United.

Trajneri portugez që drejton Manchester United, rrezikon shkarkimin në rast dështimi për të mposhtur Newcastle Unitedin në ‘Old Trafford’, në ndeshjen që sot luhet me fillim nga ora 18:30.

Skuadra e Unitedit në mëngjesin e ditës së sotme është mbledhur në hotelin Lowery, nga ku edhe do të nisen në drejtim të stadiumit.

Mediet angleze kanë publikuar disa fotografi të Mourinhos të shkrepura jashtë hotelit.

Disponimi i tij nuk duket i mirë, duke lënë të kuptohet se para ka një situatë aspak të këndshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat