Buffon: Kam qenë portieri i parë që ka bërë këtë gjë

Futboll

Buffon: Kam qenë portieri i parë që ka bërë këtë gjë

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 16:00
Gianluigi Buffon

Gianluigi Buffon ka diskutuar preferencat e fanellave te Parma, Juventus dhe PSG.

Legjenda italiane ka pozuar për edicionin e fundit të revistës të L’Equipe, Sport & Style.

Kur pyetet nëse fëmijët zgjedhin të bëhen portierë në mënyrë që të vishen ndryshe nga të tjerët, ai përgjigjet: “Kjo është pjesërisht e vërtetë.

“Doja të isha ndryshe nga të tjerët. Doja të kisha veshjen time, dorezat e mia, kapelen time dhe një rol me shumë përgjegjësi.

“Mendoj se kam qenë portieri i parë që ka filluar të presë mëngët në mënyrë sistematike. Gjithashtu kam qenë i pari që ka veshur fanellën e ekipit te Parma.

“Kur luanim brenda vishja fanellën e dytë dhe kur luanim jashtë vishja fanellën e parë. Ishte mënyra ime për të treguar se doja të isha pjesë e ekipit.

“Mëngët i hoqa jo sepse doja të tregoja muskujt, por ishte çështje rehatie.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat