Manchester United më në fund e ka gëzuar Jose Mourinhon.
‘Djajtë e Kuq’ fituan 3 me 2 ndaj Newcastle, duke arritur që tu japin fund vuajtjeve të tyre.
Një lajm tejet i mirë ka arritur edhe për Jose Mourinhon, që bëhet trajneri me përqindjen më të mirë për fitore te Manchester United.
Portugezi është bërë trajneri më i mirë në histori të skuadrës angleze për nga ana e fitoreve.
Jose Mourinho ka arritur te Manchester United 60.3% të fitoreve, Sir Alex Ferguson 60.1% dhe Ernest Mangnall 54.1%.