Trajneri i Real Madridit me deklaratë befasuese pas humbjes

Futboll

Trajneri i Real Madridit me deklaratë befasuese pas humbjes

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 22:30
Julen Lopetegui

Julen Lopetegui është deklaruar pas humbjes nga Alaves.

Trajneri i Real Madridit ka thënë se kundërshtari i tyre ka merituar edhe më shumë për lojën që ka treguar.

“Alaves mori më shumë nga sa meritonte, për atë që dha në fushë. Ne krijuam lojë, por jo shumë raste në pjesën e parë dhe kjo është zhgënjyese.”, ka thënë Lopetegui pas ndeshjes.

“Ky ekip po punon në mënyrë kafshërore prej tre muajsh dhe do vazhdojë kështu, por është logjike që gjithë madridistët të jenë të zhgënjyer.”, ka shtuar më tej trajneri i Real Madridit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat