Roma vijon me fitore, mposht lehtësisht Empolin

Futboll

Roma vijon me fitore, mposht lehtësisht Empolin

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 23:34
Roma duke festuar

Roma ka fituar me lehtësi 2 me 0 ndaj Empolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të në Serie A.

Tifozëve nga kryeqyteti italian pritën 36 minuta për ta thyer akullin, kur N’Zonzi shënoi golin e tij debutues dhe të avantazhit për Romën.

Gjërat kanë mundur të merrnin rrugë tjetër nëse Caputo të shfrytëzonte mundësinë e artë për Empolin.

Në minutën e 60’ Caputo gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke goditur topin sipër portës.

Roma e vulosi fitoren e dytë radhazi, kur Edin Dzeko realizoi pesë minuta para fundit.

Pas kësaj fitore, Roma pozicionohet në vendin e tretë me 14 pikë të grumbulluara, një më pak se Napoli e vendit të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat