Guardiola: Salahut i duhet edhe tetë apo nëntë vite për t’u krahasuar me Agueron

Futboll

Guardiola: Salahut i duhet edhe tetë apo nëntë vite për t’u krahasuar me Agueron

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 11:21
Aguero dhe Salah

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se yllit të Liverpoolit, Mohamed Salahut, i duhet edhe tetë apo nëntë vite për t’u krahasuar me Sergio Agueron.

Salahu arriti t’i shënojë 32 gola në 36 ndeshje të Premierligës sezonin e kaluar, i cili ishte edhe sezoni debutues për klubin e tij të ri, pas transferimit nga Roma. Egjiptiani e mposhti Agueron, i cili i shënoi 21 gola, për “Këpucën e Artë”.

Megjithatë, Salahu, i cili ka shënuar gjithsej 37 gola për Liverpoolin në Angli, mbetet 111 gola prapa Agueros, i cili me 148 të tilla është golashënuesi më i mirë në historinë e Manchester Cityt.

“Ai [Salah] është më i ri dhe ishte sezoni i tij i parë përsëri në Angli, që nga koha e tij në Chelsea, kështu që ne duhet të presim për këtë të ardhmen”, u shpreh Guardiola kur u pyet për krahasimet mes Salahut dhe Agueros.

“Por, një djalosh që ka aftësinë t’i shënojë 50 gola brenda një sezoni mund ta bëjë një gjë të tillë. Por, futbolli ka pjesët e mira dhe ato më të këqija. Salahu vazhdon të jetë një lojtar i shkëlqyeshëm do të shënojë gola në të ardhmen”.

“Kur ti je duke i nuhatur golat, ndonjëherë ndodh një gjë e tillë. Sergio ka shënuar shumë gola, por ka pasur periudha kur edhe ai nuk ka arritur të shënojë gola”.

“Sa vite janë bërë tani që Sergio është duke i shënuar të gjitha këto gola? Tetë apo nëntë vite? Për Salahun ky ishte vetëm viti i parë, kështu që do ta shohim atë pas shtatë apo tetë viteve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat