Trajneri i Llapit, Bylbyl Sokoli është sulmuar dje para banesës së tij në Prishtinë.
E gjithë kjo erdhi pas humbjes së Llapit nga Prishtina në ”Fadil Vokrri” me rezultat, 1-2.
Sokolit menjëherë iu ofrua trajtim mjekësor, dhe më pas ai u lirua nga spitali.
Tani, burime të medias zbulojnë se Sokoli ka munguar në seancën e sotme stërvitore shkaku i incidentit të djeshëm.
Megjithatë, gjendja e trajnerit të mirënjohur kosovar është përmirësuar dhe se ai ditëve të ardhshme ai do t’i bashkohet grupit.
Me humbjen e djeshme nga Pristina, Llapi mbetet në vendin e tretë me 16 pikë.