Shqiptarët e Shkupit ndahen baras me rivalin vendas

Futboll

Shqiptarët e Shkupit ndahen baras me rivalin vendas

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 12:40
Shqiptarët e Shkupit ndahen baras me rivalin vendas

FC Shkupi regjistroi barazimin e tretë në këtë sezon, pasi që në “paqe” u mbyll takimi me Rabotniçkin në stadiumin në Çair pran rezultatit 1:1. Dimitrovski shënoi autogol në minutën e 11-të, ndërsa Petkovski barazoi shifrat në 1:1.

FC Shkupi nën drejtimin e trajnerit Umit Karan u ndal në barazim 1:1 kundër Rabotniçkit, që është barazimi i tretë në këtë sezon. FC Shkupi ishte më konkret në këtë përballje, por mungoi finalizimi, që bëhet tani një çështje serioze për vazhdimin e sezonit. Pas aksionit të parë të mysafirëve , kur Geoefri ishte në zonën e rrezikut, ishte Angelov që përgjgjet me tentim të çuditshëm, në minutën e 5-të, kur nga gjuajtja e lirë, topi shkoi skaj portës. Ndryshimi i rezultatit erdhi pas presionit të madh të FC Shkupit. Një krosim në zonë nga Rron Broja, u konvertua në gol, por kësaj radhe nga mbrojtësi mysafir, Dimitrovski, i cili në tentim që të evitojë rrezikun para Suhel Muharemit, dërgoi topin në rrjetën e vet dhe 1-0 për FC Shkupin. Sulmuesi i FC Shkupit, Suhel Muharem, në minutën e 25 tentoi nga distanca, por asgjë për të shqetësuar portierin mysafirë Jankov. Mysafirët rastin e parë më konkretë , në 45 minutat e para e kishin në minutën e 37-të, kur Gofri , brenda zonë , ndalohet nga portieri Aleksovski. Vetëm 7 minuta më vonë, Todorovski gjuan nga brendia e zonës, por topi shkon skaj portës. Në tentimin e fundit për të ndryshuar shifrat e lojës, Suhejl Muharemi gjuan nga këndi i vështirë, por pa mundur që të ndryshojë rezultatin.

Në pjesën e dytë , mysafirët kaluan në sulm për të barazuar shifrat dhe tentimi i Todorovskit u ndal nga portieri Aleksovski. Dhe në aksionin e parë më konkret të pjesës së dytë, Rabotniçki barazoi shifrat në 1-1. Herera asiston brenda zonë, ku Petkovski me lehtësi shënoi për 1-1. Pas këtij “dushi” të ftohtë, Shkupi kaloi në sulm dhe në kërkim për golin e dytë. Në minutën e 68 Serzhinjo ishte në aksion dhe gjuan fortë, por në vendin e duhur dhe në nivel të detyrës është portierin Jankov. 10 minuta më vonë, në aksionin e parë pasi që u inkuadrua në lojë Blazhe Iljoski, sulmusi shkupjan godet ashpër nga 20 metra, por përsëri i sigurt tregohet portieri mysafirë. Deri në fund të takimit, Shkupi solli presion të plotë që të shënojë golin e dytë, mirëpo mysafirët arritën që të mbrohen dhe të arkëtojnë një pikë nga stadiumi i Çairit.

Pason pauza dy javorë për shkak të ndeshjeve të Ligës së Kombëve, ndërsa në javën e 10-të, Shkupi do të përballet me Sileksin, në terrenin vendas.

FC Shkupi – Rabotniçki 1:1 (1:0)

Stadiumi në Çair

Shikues : 1800

Golashënuesit: Dimitrovski (autogol 11′) , Petkovski (63′)

Kartona të verdhë: AbdulKadir Zango, Suhejl Muharemi, Serzhinjo (FC Shkupi), Dimitrovski, Herera (Rabotniçki)

Kartona të kuq:

Arbitri kryesor: Konstatin Vlaho (Shkup)

Ndihmësit: Dejan Dimitrieviq (Shkup), Sashe Toshevski (Shkup)

FC SHKUPI: Igor Aleksovski, Abdulkadir Zango (Muharem Bajrami 54′), Toni Tipuriç, Amir Bilali, Blagoja Ljamçevski, Dakur Bradxhi (Kristian Stojkoski 24′), Suhejl Muharemi (Blazhe Iljoski 72′), Basilio Ndong, Viktor Angelov, Serzhinjo.

Trajner: Umit Karan

Rabotniçki: Jankov, Mitrov, Dimitrievski, Herera, Petkovski, Geofri, Stjepanoviq, Bopesu, Peev, Todorovski, Nedeljkoviq.

Trajner: Gjore Jovanovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat