Shqiptari nga Kosova shtang kampionin e Zvicrës

Futboll

Shqiptari nga Kosova shtang kampionin e Zvicrës

Nga: Kemajl Goca Më: 7 tetor 2018 Në ora: 13:34
Demhasaj i gëzohet golit

Sulmuesi nga Kosova, Shkëlqim Demhasaj, me skuadrën e Luzernit, dhuruan spektakël në Bernë. Luzerni si mysafirë e mundi me rezultat 3:2 kampionin në fuqi Young Boysin, në kuadër të javës së dhjetë të Kampionatit të Zvicrës.

Demhasaj me shokë shtangën kampionin!  Ndeshje me kthesa në rezultat por Luzerni importoi tri pikë. Në minutën e 16-të, një veprim shkollorë dhe asistim fenomenal nga Schürpf, kurse Demhasaj me mjeshtrin e tij me kokë nga afërsia shënoi për 0:1. Për Luzernin shënuan: Demhasaj (16’),  Schulz (82’) e Knezheviq (87’) dhe për Young Boysin: Hoarau (68’) e Nsame (80’). 

Demhasaj dhe Idriz Voca u paraqitën standardë, të cilët u ndëshkuan me karton të verdhë në minutën e 27-të përkatësisht në atë të 37-tën.  Demhasaj luajti deri në minutën e 57-të, por ishte ndër protagonistët e kësaj fitore dhe është goli i dytë i tij në edicionin e sivjetshëm. Young Boysi kryeson me 27 pikë, kurse Luzerni është në pozitën e 6-të me 12 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat