Dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe i Sportit, Musa Selimi, është i revoltuar për sulmin fizik që i ka ndodhur kryetrajnerit të Llapit të Podujevës, prof. Bylbyl Sokoli. Ai pyet: Kush e ka radhën nesër? “Sot u sulmua profesori, trajneri e pedagogu i njohur Bylbyl Sokoli, a thua deri kur do zgjatë kjo gjendje kur nuk ke siguri të kthehesh në shtëpinë tënde?
Ai ka udhëheqë shumë klube me shumë sukses dhe ka edukuar e ngritur shumë lojtarë, brenda dhe jashtë Kosovës dhe është shqetësues sulmi ndaj tij! Kush e ka radhën nesër? Në emër të Fefs shprehë indinjatën time të thellë për këtë akt mizor që nuk përkon me vlerat universale të sportit. Qëndro i fortë kolegë i nderuar! Karriera jote flet më shumë se një sulm tinëzar.
Sporti po na bën krenarë në vendin tonë të pasigurtë. Kjo nuk na duhej”, shkruan Selimi.