Shumë gola në Mitrovicë

Futboll

Shumë gola në Mitrovicë

Nga: Kemajl Goca Më: 7 tetor 2018 Në ora: 16:51
Pamje nga një ndeshje

Ballafaqimi mes Trepçës ’89 nga Mitrovica dhe Flamurtarit të Prishtinës, pa dyshim se ka qenë ndeshje me rivalitet e me rrebesh gola, e cila përfundoi me rezultat 2:2, në kuadër të javës së nëntë të elitës së futbollit. Katër gola u shënuan në periudhën e parë, duke dhuruar emocione në stadiumin “Riza Lushta”. Serinë e golave e hapi Alban Shillova pikërisht në minutën e 18-të. Pas 8 minutave (26’), Martin Mircevski ka treguar mjeshtri nga gjuajtja e lirë dhe barazoi rezultatin 1:1.

Nuk vonoi asnjë minutën dhe mysafirët shënuan, duke tronditur vendasit. Në minutën e 27-të, Adem Maliqi e shfrytëzon një gabim të mbrojtjes vendëse dhe me vetëmohim të pashoq shënon për 1:2. Gjashtë minuta pa përfunduar pjesa e parë sërish barazohet rezultati, duke iu falënderuar golit te Martin Mircevski, i cili ka shënuar nga gjuajtja e lirë pothuajse nga pozita e njëjtë me atë të golit të parë.  Pjesa e dytë ka qenë mjaft e mirë nuk ka pasur gola dhe takimi përfundoi baras (2:2).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat