Higuain heroi i Milanit, Lazio fiton derbin

Futboll

Higuain heroi i Milanit, Lazio fiton derbin

Nga: K. G. Më: 7 tetor 2018 Në ora: 16:58
Higuain heroi i Milanit, Lazio fiton derbin

Skuadra e Milanit triumfoi me rezultat 3:1 në duel me Chievon nga Verona, në ndeshjen e javës së tetë të Serie A në futboll. Gonzalo Higuain është hero i fitores së Milanit. Milani arkëtoi tri pikë të mëdha. Higuain shënoi në minutën e 27-të dhe në atë të 34-tën, që të dy herët asistoi Suso.

Në minutën e 56-të, Bonavetura thelloi epërsinë në 3:0, por  Pellisier ngushtoi humbjen në 3:1 në minutën e 63-të.

Lazio triumfoi me rezultat 1:0 kundër Fiorentinës, në derbin e kësaj jave. Immobile shënoi për fitoren e madhe në minutën e 37-të. Portieri Thomas Strakosha bëri paraqitje të mirë për Lazion. Reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha u paraqit nga minuta e 85-të në fitoren e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat