Tension te Lazio, tifozët sulmojnë yjet e skuadrës

Futboll

Tension te Lazio, tifozët sulmojnë yjet e skuadrës

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 18:49
Lazio

Atmosfera është bërë shumë e rëndë te Lazio, sepse dy humbjet e fundit, kundër Frankfurtit dhe Romës, kanë zhgënjyer jashtëzakonisht tifozët, që tashmë nuk durojnë më dhe kanë shoërthyer në akuza ndaj disa prej lojtarëve kryesorë.

Në shënjestër kanë përfunduar dy nga yjet e ekipit, Luis Alberto e Sergej Milinkovic-Savic, të cilët kanë zhgënjyer plotësisht në këtë fillimsezoni.

Para ndeshjes kundër Fiorentinës këtë të diel tifozët shpalosën edhe një parullë gjigante: “Milinkovic e Luis Alberto, talente false në kërkim të parave”

Të dy futbollistët kanë një vlerë të konsiderueshme në treg dhe për Milinkovic-Savic presidenti Lotito kërkon 150 milionë euro, por në fushë rendimenti i tyre ka qenë mediokër dhe tifozët e kanë humbur durimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat