Barcelona regjistron ndeshjen e katërt radhazi pa fitore, ja çfarë thotë Rakitic

Futboll

Barcelona regjistron ndeshjen e katërt radhazi pa fitore, ja çfarë thotë Rakitic

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 23:48
Ivan Rakitic

Barcelona ka barazuar në udhëtim me Valencian me rezultatin 1:1.

I frustruar pas këtij rezultati ishte edhe Ivan Rakitic.

“Mendoj se me superioritetin që treguam, është për të ardhur keq që nuk morrëm tre pikët. Është fatkeqësi se si ata na ndëshkuan. Goli i pësuar ishte për të ardhur keq. Një korner që u godit aq keq përfundoi në gol” ishin fjalët e kroatit.

Krahasuar me sezonin e kaluar, problemet e Barcelonës këtë sezon janë në fazën defanzive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat